Bota

Ndalimi i kandidimit të Albin Kurtit dhe kandidatëve për deputetë/ VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme

27 Janar 2021, 08:31 Nga DOSJA
Ndalimi i kandidimit të Albin Kurtit dhe kandidatëve për

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dorëzojnë ditën e sotme një ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos lejuar garimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatëve të tjerë, në listën e kandidatëve për deputetë. Sot, VV dhe AAK do të dorëzojnë ankimim në Gjykatë.

Partitë që do të ankohen për vendimin e Panelit Zgjedhor kanë 24 orë kohë që të marrin vendimin, ndërsa Gjykata Supreme ka kohë për të dhënë vendimin 3 ditë.

VV, AAK dhe Nisma janë tre subjektet politike në Kosovë që nuk u certifikuan nga KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje, për shkak të listave të kandidatëve. Pas mos-certifikimit nga KQZ të treja këto subjetke dorëzuan një kërkesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAZ), për apelimin e vendimit të KQZ-së. PZAZ pas shqyrtimit doli në përfundimin se të treja këto parti nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje me të njëjtët listë kandidatësh.

(I.A;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kqz pzaz zgjedhjet ne kosove kqz pzaz zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll