Aktualitet

‘Nervozizëm më të lartë s’kisha parë’/ Baton Haxhiu tregon prapaskenat e Samitit të Berlinit

3 Maj 2019, 06:38 Nga DOSJA
‘Nervozizëm më të lartë s’kisha

TIRANË– Analisti i njohur Baton Haxhiu ka zbardhur detaje të reja nga debati në Samitin e Berlinit mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Kosovës, Ramush Haradinaj.

I ftuar në Real Story me Sokol Ballën, Haxhiu u shpreh se nervozizmi në takim mes Macron dhe Haradinaj ishte më i larti që ai kishte parë ndonjëherë.

‘Në një takim nuk kisha parë nervozizëm më të lartë se ai në mbyllje të Samitit. Macron ofroi një zgjidhje për taksën. I tha Haradinajt: Do ta pezullosh për kaq muaj. Ke dy zgjidhje: 1- pezullo taksën dhe problemin me Serbinë do ta zgjidh brenda 3 muajve dhe 2- nëse nuk ka progres vendose taksën dhe unë të liberalizoj vizat. Aty filloi nervozizmi me delegacionin e Kosovës’, përfundoi Baton Haxhiu.

Disa ditë më parë Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksës 100% Serbisë. E gjitha kjo ka ndodhur dy ditë më parë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Vetë kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale e mohoi këtë gjë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu edi rama emmanuel macron ramush haradinaj samiti i berlinit sherri ne berlin baton haxhiu edi rama emmanuel macron ramush haradinaj samiti i berlinit sherri ne berlin

Sondazh

Poll