Aktualitet

Kapet me 46 kg drogë dhe 20 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Korçë

3 Maj 2019, 06:22 Nga DOSJA
Kapet me 46 kg drogë dhe 20 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari

Korçë- Në Korçë janë sekuestruar nga policia 46-kilogramë kanabis  dhe 20 mijë euro. Nga prangat e policisë ka rëndë Th.Dh 34-vjeç, i cili fillimisht tentoi t’u largohej forcave të policisë.

Sasia e drogës prej 46 kilogramësh u gjet në makinën e tij tip “Benz”, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën  20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 20 000 Euro.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Ndjekja”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34-vjeçari korçë kapet me 46 kg droge sekuestrohen 20 mije euro arrestohet 34-vjeçari korçë kapet me 46 kg droge sekuestrohen 20 mije euro

Sondazh

Poll