Aktualitet

Aeroplanmbajtësja amerikane me tonazh 100 mijë ton kryen stërvitje në Adriatik

3 Maj 2019, 06:18 Nga DOSJA
Aeroplanmbajtësja amerikane me tonazh 100 mijë ton kryen

Durrës- Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” është duke bërë stërvitje në detin Adriatik prej 10 ditësh. 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka parë nga afër aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” dhe u shpreh semarrëdhëniet e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera. Ajo dje ishte e shoqëruar  nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouëne USS Abraham Lincoln MËR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare”, njofton ministria. 

Por çfarë roli ka kjo aeroplanmbajtëse:

USS Abraham Lincoln (CVN-72)  është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA aktualisht në shërbim të Forcave Detare të SHBA.  Ajo është e klasit Nimitz me një tonazh rreth 100.000 ton.  Ky klas aeroplanmbajtëse sot është anija ushtarake me e madhe dhe më e fuqishme në bote, si dhe tregues i fuqisë ushtarake të SHBA. USS Abraham Lincoln (CVN-72) është vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA.

Së bashku me kryqëzorët me rraketa të drejtuara  dhe nëndetëset, si pjesë përbërëse e grupit, kjo fuqi detare e pakontestueshme i jep mundësinë SHBA të krijojë superioritet detar të mjaftueshëm për të projektuar fuqinë ushtarake të SHBA dhe për të menaxhuar krizat të mbarë globin.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroplanmbajtësja amerikane stërvitje në adriatik aeroplanmbajtësja amerikane stërvitje në adriatik

Sondazh

Poll