Politike

Protesta e 21 janarit/ Braçe: Morën pjesë njerëz që Berisha i përdor për punët e tij të pista, vranë 4 të pafajshëm

26 Janar 2021, 17:54 Nga DOSJA
Protesta e 21 janarit/ Braçe: Morën pjesë njerëz që

TIRANË– Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka folur në lidhje me protestën e 21 janarit të vitit 2019, ku mbetën të vrarë katër protestues. 

Në një intervistë për ReportTv, Braçe ka thënë se në protestën e 21 janarit ka pasur persona të krimit që vetë kryeministri i atëhershëm Sali Berisha i përdorte për punët e tij të pista. 

Ndër të tjera ai ka thënë se përgjegjës për atë ngjarje është së pari Berisha, Basha, komandanti i gardës, duke shtuar se atë ditë u vranë katër njerëz të pafajshëm . 

“Është rast i paprecedentë, nuk ndodh në asnjë vend demokratik që të vriten disa protestues të paarmatosur, të pafajshëm. Aty ka pasur persona problematike, njerëz të krimit që Berisha i ka përdorur për punët e tij të pista. Garda e Republikës në bashkëpunim me Berishën i kryen krimet. Natyrisht është shumë vonë. 10 vite kanë qënë të mjaftueshme për të bërë drejtësi. Janë 2-3 që kanë bërë keq para këtyre qytetarëve dhe për fat të keq nuk kanë dalë para drejtësisë. Por për fat të mirë dosja nuk është mbyllur. Sali Berisha ka pohuar botërisht se ai është përgjegjësi i vrasjeve të 21 janarit. Nuk e di se ç’rrëfim duhet tjetër për të qënë i fajshëm. Për mua urdhërdhënësi është Sali Berisha, më pas komandanti i Gardës që kanë urdhëruar vrasjen e këtyre njerëzve në mes të bulevardit. Në radhë të parë është zhdukja e provave. Republika atë ditë ra. Republika ra kur Gjykata lëshoi lëshimin e urdhër-arresteve dhe Sali Berisha nuk arrestoi asnjë. Po të shihnit fytyrën e Ndrea Prendit dje në televizion, ligjëratën e tij, e kuptoni lehtë.:”- ka thënë ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2021, 11:55

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vijuar ti bëjë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që ti ndihmojë qytetarët që ndodhen në zonat ku janë përmbytur apo rre...