Politike

Përgjimet ‘Ndranghetas’/ Erion Braçe: Nuk ka asnjë bisedë mes kabinetit qeveritar dhe mafiozëve të Italisë

26 Janar 2021, 17:48 Nga DOSJA
Përgjimet ‘Ndranghetas’/ Erion Braçe: Nuk ka asnjë

TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe, së fundmi ka folur nëlidhje me përgjimet e antimafias italiane, temë e cila prej ditësh ka qenë kryefjalë e mediave shqiptare.

Në një intervistë për ReportTv, Braçe ka thënë se nuk ka ansjë përgjim që lidh anëtarët e kabinetit qeveritar me mafiozët e Ndranghetas. Ndër të tjera ai ka akuzuar edhe  disa analistë, duke thënë se po hedhin vrer ndaj qeverisë pasi sipas tij ata nuk e njohin çështjen.

“Kam kuptuar që disa nga ata që shkruajnë dhe ata që flasin, përfshirë Karlo Bollinon, e njohin dosjen. Ashtu siç kam dëgjuar edhe analistët që hedhin vrer edhe pse nuk e kanë lexuar dosjen. Në atë dosje ka element shumë të rëndësishëm. Këta persona që flasin me njëri tjetrin të vënë në përgjim, nuk rezulton që të kenë kryer ndonjë aktivitet në Shqipëri në ato përmasa që pretendohet dhe në ato fusha që pretendojnë. Qëllimi i këtyre që flasin është të goditet qeveria dhe mazhoranca. Disa prej këtyre analistëve unë i kam parë me kriminelë. Nga dosja nuk del asnjë bisedë e përgjuar mes këtyre mafiozëve dhe kryeministrit apo ndonjë pjesëtari të kabinetit qeveritar. Janë 10 njerëz atje në Itali që merren me aktivitet kriminal dhe flasin me njëri tjetrin, por s’ka asnjë vendim që ata të kenë ngritur ndonjë aktivitet në Shqipëri”, tha Braçe.

(a.k.doaja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2021, 11:55

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vijuar ti bëjë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që ti ndihmojë qytetarët që ndodhen në zonat ku janë përmbytur apo rre...