Aktualitet

Pa ujë të pijshëm dhe mungesë rrugë/Revoltohen banorët e fshatit në Librazhd, mblidhen para Bashkisë: Do ndalojmë fugon

26 Janar 2021, 20:15 Nga DOSJA
Pa ujë të pijshëm dhe mungesë rrugë/Revoltohen

LIBRAZHD– Banorët e fshatit Spathar që është pjesë e bashkisë së Librazhdit, ditën e sotme kanë organizuar një mbledhje, me drejtues të lartë të Bashkisë, ku dhe kanë shprehur ankesat e tyre bë lidhje me ujin e pijshëm dhe mungesën e rrugës. 

Në mbledhje morën pjesë të rinjtë e fshatit të cilët pasi kanë mbaruar mbledhjen kanë thënë se kanë shprehur ankesat e tyre në  në lidhje me amortizimin e rrugës që shkakton shumë probleme gjatë kohës së dimrit, si dhe problemin e ujit që mungon dhe që banorët detyrohen ta blejnë.

“Kërkesa krysesore ishte për rrugën, sot thjesht u mblodhëm për të parë. Nesër nënkryetari do vijë ta shohë vetë”, tha për Fax News njëri prej të rinjve pas mbledhjes.

“Spathari ka 2 vite që nuk ka as ujë e as rrugë, ndërsa sot gjasme, gjasme do vijnë ta shohin. Nuk besoj më asgjë, gënjeshtra të radhës. Nuk ka më, nuk do lëmë të kalojnë as fugona shkolle asgjë, do dalim para. Dhe ca marrin ujë të tjerët do ti presim, s’ka më. Duam ujë, rrugën dhe energji elektrike”, tha një tjetër. 

Mësohet se në fshatin Spathar mungon uji i pijshëm çka sjell problem për konsum ditor nga ana e banorëve aty. Problemi kryesor i tyre ka të bëjë me rrugën dhe që është problem gjatë kohës kur ka reshje pasi është e vështirë të kalohet.(

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne librazhd banoret ne librazhd

Sondazh

Poll