Aktualitet

GRABITJE me armë zjarri në Tiranë, “maska” hyn brenda në farmaci, i merr punonjëses xhiron e ditës. Policia e kërkon

26 Janar 2021, 19:59 Nga DOSJA
GRABITJE me armë zjarri në Tiranë, “maska” hyn brenda

TIRANË– Grabitje me armë zjarri në Tiranë! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një farmaci pas shkollës “Sami Frashëri”. Nën kërcënimin e armës, grabitësi i maskuar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë lidhur me rastin ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila ka bërë me dije nëpër kryeqytet janë ngritur disa pika kontrolli në disa zona kyçe dhe në hyrje-dalje të Tiranës. Efektivët shtojnë se po fiksojnë çdo detaj për të zbuluar identitetin e autorit të grabitjes.

Po ashtu janë publikuar pamje nga brenda dhe jashtë farmacisë. Ajo që është vënë re nga autori është largimi i tij, tejet i qetë nga vendi i krimit, për të mos tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. 

Vetëm pak ditë më parë në një tjetër farmaci, një person me armë lodër i drejtoi armën punonjëseve, për t’u marrë xhiron ditore. Ndërsa nuk u kursye as filiali i një institucioni financiar, po ashtu në kryeqytet.

Mirëpo nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një 21-vjeçar, i cili është identifikuar si Kristi Çinari.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne tirane tirane grabitje ne tirane tirane

Sondazh

Poll