Aktualitet

U dërgua me ‘urgjencë’ tek Infektivi! Dritan Dajti ‘pozitiv’ me COVID-19, në duart e mjekëve tek QSU

26 Janar 2021, 18:31 Nga DOSJA
U dërgua me ‘urgjencë’ tek Infektivi! Dritan Dajti

TIRANË– Dritan Dajti është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 48-vjeçari është dërguar me urgjencë në repartin e spitalit Infektiv për të marrë ndihmë të specializuar nga mjekët.

Nuk dihet se përse Dajti nuk është mbajtur në spitalin e burgut për t’u kuruar nga pandemia, por është dërguar tek Infektivi. Gjithashtu deri më tani nga ana e zyrtarëve nuk janë bërë me dije detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Nuk dihet as si është infektuar Dajti, pasi prej kohësh vizitat në burgje ishin pezulluar për shkak të masave të marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti dritan dajti tek infektivi tirane dritan dajti dritan dajti tek infektivi tirane

Sondazh

Poll