Aktualitet

EMRAT/ Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Levan, humb jetën 23-vjeçarja, vajza tjetër në gjendje të rëndë. Publikohen PA

26 Janar 2021, 18:44 Nga DOSJA
EMRAT/ Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Levan, humb

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë-Levan. Në aksident mësohet se janë përfshirë dy automjete  dhe si pasojë një person ka humbur jetën.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit Anxhela Çapo, e cila ishte 23-vjeç, ndërkohë që është plagosur rëndë pasagjerja 22-vjeçe Silvana Muho.

Mësohet trupi i viktimës është gjetur rreth 400 m larg vendit të aksidentit. Ndërkohë, siç shihet në një video të siguruar nga Faxweb përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë, madje njëra prej tyre është batuar në anë të rrugës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sakaq bën të ditur se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë dalja e automjetit nga rruga.

Blutë ndodhet në vendngjarje ku po merren me hetimet e mëtejshme dhe rrethanat e aksidentit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore anxhela capo aksident ne vlore anxhela capo

Sondazh

Poll