Aktualitet

Merrte para nga qytetarët në këmbim të dokumenteve të lejes së legalizimit/ Arrestohet drejtori i Kadastrës në Berat (EM

26 Janar 2021, 18:33 Nga DOSJA

BERATDrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat, Ervin Nelaj është arrestuar pasditen e sotme pasi dyshohet se ka marrë para nga qytetarët në këmbim të lejeve të legalizimit. Policia me anë të një njoftimi zyrtar bën të ditur se hetimi kishte nisur që prej 9 muajsh, ndërkohë që ditën e sotme në kuadër të operacionit, i cili ishte koduar “Aluizni”, është arrestuar dhe 38-vjeçari. 

Mësohet se urdhri për arrestimin e zyrtarit është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërkohë që arrestimi i tij është kryer rreth orës 18:30 nga forcat e policisë së DPV Berat. Ai është kapur brenda banesës së tij e cila ndodhet  në lagjen “30 Vjetori”.

Nelaj akuzohet për “korrupsion pasiv” gjatë ushtrimit të detyrës në institucionin e ASHK-së Berat edhe pse kishte vetëm 7 muaj që kishte marrë detyrën. Më herët, ai ka mbajtur postin e inspektorit dhespecialist në ALUIZNIN e Beratit. Detyrë që e ushtronte prej 8 vitesh.

NJOFTIMI NGA POLICIA BERAT

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u. Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat. Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit. Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin nelaj ervin nelaj

Sondazh

Poll