Politike

Bllokimi i rrugëve nga Opozita, Kumbaro: Turp, bashkiakët urdhërohen të dalin te ura e Leklit

2 Maj 2019, 19:10 Nga DOSJA
Bllokimi i rrugëve nga Opozita, Kumbaro: Turp, bashkiakët

PËRMET- Deputetja e Përmetit Mirela kumbaro është ka reaguar e revoltuar pas bllokimit të rrugëve nga Opozita, pasidten e sotme, në një status në rrjetet scoiale, ajo u ka kërkuar ndjesë turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Përmetin në këtë periudhë dhe kanë gjetur rrugët e bllokuara.

Më tej Kumbaro thekson se punonjësit e Bashkisë në Përmet janë urdhëruar që të dalin dhe të bllokojnë urnë e Leklit se ‘ashtu është një punë’.

Reagimi i Mirela Kumbaros

Ura e Leklit eshte kthesa qe ndan Permetin nga Tepelena dhe Gjirokastra. Ketu e ka mbledhur PD-ja qarkun e Gjirokastres per te bllokuar rrugen. Ç’te thuash…

Urdherohen burrat qe punojne ne Bashkine e Permetit qe te mblidhen te ura e Leklit per “te bllokuar” rrugen, se ashtu eshte nje pune… Nga kryebashkiaku qe duhet te ishte me i interesuar se kushdo tjeter qe turistet te kthehen ne Permet!

Ndjese turisteve e vizitoreve te zones me te bukur te Shqiperise qe kane rezervuar keto dite gjithe hotelet e Gjirokastres e Permetit dhe pershkojne pikerisht kete aks.

Permeti, Tepelena e Gjirokastra jane shume me te bukura se kjo pamje, ju e dini, siç e dine dhe te gjitha bizneset turistike qe ju mirepresin e ju sajdisin ne kete Qark me histori, kulture e natyre te jashtezakonshme.

Opozita ka bllokuar ditën e sotme rrugët për dy orë nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Kjo protestë u shoqërua me djegie gomash, këngë dhe valle në Kukës por përfundoi paqësisht.

Në qytetin e Fierit, protestuesit patën disa përplasje me policinë. Në mbyllje të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha caktoi datën 11 maj, si ditën eprotestës së radhës. Basha u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje lokale, por do të zhvillohen njëkohësisht me ato parlamentare.

Në Gjirokastër dhe në Kukës protesta u mbyll para kohe.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mirela kumbaro protesta e opzoites rruget e bllokuara mirela kumbaro protesta e opzoites rruget e bllokuara

Sondazh

Poll