Politike

Të pabindur, demokratët e Kukësit dhe të Gjirokastrës mbyllin protestën para kohe (Foto+VD)

2 Maj 2019, 17:55 Nga DOSJA
Të pabindur, demokratët e Kukësit dhe të Gjirokastrës

SHQIPËRI– Demokratët e Kukësit dhe të Gjirokastrës janë larguar përpara kohe nga protesta. Ata kanë thyer urdhërin e kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili paralajmëroi që protesta dotë zgjaste dy orë dhe do të mbyllej në orën 20:00.

Si në Kukës, ashtu edhe në Gjirokastër protesta ka përfunduar që në orën 19:30. Dosja.al mëson se protestuesit në këto dy qytete janë shpërndarë krejtësisht.

Opozita ka bllokuar ditën e sotme rrugët për dy orë nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Kjo protestë u shoqërua me djegie gomash, këngë dhe valle në Kukës por përfundoi paqësisht.

Në qytetin e Fierit, protestuesit patën disa përplasje me policinë. Në mbyllje të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha caktoi datën 11 maj, si ditën eprotestës së radhës. Basha u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje lokale, por do të zhvillohen njëkohësisht me ato parlamentare.

Në Gjirokastër dhe në Kukës protesta u mbyll para kohe.

(f.m & A.S/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjirokaster kukes protesta e opozites 2 maj 2019 gjirokaster kukes protesta e opozites 2 maj 2019

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2019, 16:09

FOTOLAJM/ Çfarë nuk shkon në këtë foto

SHQIPËRI– Një foto e publikuar në rrjetet sociale ka treguar një anë tjetër të ministrit të emëruar Gent Cakaj.Teksa shihet i shoqeruar me presidentin e Ko...