Politike

Opozita bllokon për 2 orë rrugët, Basha: Zgjedhjet lokale do mbahen në një datë me të parakohshmet (FT+VD)

2 Maj 2019, 15:07 Nga DOSJA
Opozita bllokon për 2 orë rrugët, Basha: Zgjedhjet lokale do

SHQIPËRI–  Është mbyllur pas dy orësh me fjalën e kryedemokratit Lulzim Basha në Elbasan protesta e opozitës e zhvilluar në 12 qarqe të vendit. Basha kryesoi bllokimin e rrugës tek kryqëzimi i Bradasheshit nga ku tha se më 30 qershor nuk do të kishte zgjedhje lokale. Sipas Bashës, zgjedhjet lokale do të zhvillohen në të njëjtën ditë me ato parlamentare nën kujdesjen e një qeverie teknike. Basha gjithashtu i dërgoi një mesazh Holandës zyrtare nga Elbasani, ku kërkonte që të mos i hiqte vizat Shqipërisë. Nga Durrësi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se protesta e sotme nuk ishte një revoltë kombëtare duke theksuar se Edi Rama nuk e kishte parë akoma atë ‘zemërim’ që do ta largonte nga pushteti. Kryemadhi shtoi se nuk ishte dakord me përshkallzimin e protestës dhe se priste që Rama të reflektonte para se të ndodhte. Protesta e sotme në rrethe u shoqërua me debate nga ana e protestuesve me policinë; pati tymuese, djegie gomash e flakadanë, por nuk u shënuan incidente. Megjithatë për 2 orë në 12 akset e bllokuara nuk u la të kalonte asnjë mjet përveç autoambulancave. Teksa prisnin që protesta në Kukës të mbaronte, një grup maturantësh nga Kosova ia morën këngës dhe valles.  Sa i përket lëvizjes së makinave, Policia Rrugore kishte gjetur rrugë alternative për kalimin e automjeteve.

 

[sgallery url=”https://dosja.al/oozita-bllokoi-rruget-per-dy-ore-fotot-pikante-nga-protesta/”]

 

(k.m/f.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike harta e bllokimit te rrugeve lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 2 maj 2019 harta e bllokimit te rrugeve lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 2 maj 2019

Sondazh

Poll