Aktualitet

Interkonjuksioni 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë del jashtë funksionit vetëm një muaj pas inagurimit

26 Janar 2021, 14:39 Nga DOSJA
Interkonjuksioni 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë del jashtë

TROPOJË – 1 muaj pas inagurimiut të linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, është rrëzuar njëra prej shtyllave.

Interkonjuksioni 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë, ka shfaqur problemet e para pas motit të keq që ka përfshirë vendin.

Temperaturat e ulëta të dimrit kanë bërë të mundur rrëzimin e disa prej shtyllave, projekt i cili pati investimin prej 75.5 mln eurosh.

Në fotot e siguruara nga Fax News duket njëra prej shtyllave të rrëzuara në zonën e Tropojës.

Linja 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë, ka një shtrirje në një gjatësi totale prej 241.1 kilometrave, nga të cilat 151.1 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet interkonjuksioni 400 kilovolt shqipëri – kosovë rrezohet shtylla interkonjuksioni 400 kilovolt shqipëri – kosovë rrezohet shtylla

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 14:15

SHKODËR– Përmbytjet në Shkodër kanë bërë të domosdoshme evakuimin e gjësë së gjallë e cila rrezikonte nga uji që ka pushtuar stallat. Në Dajç dhe Tr...

Aktualitet 26 Janar 2021, 12:52

TIRANË– Alarmi se shqiptarët janë të lidhur me familjen mafioze Ndragheta është dhënë disa vite më parë. Në një kronikë të televizionit italian Tg3, prokur...