Aktualitet

Kjo është infermierja e spitalit infektiv, vodhi para nga llogaria bankare e pacientit të vdekur

26 Janar 2021, 14:01 Nga DOSJA
Kjo është infermierja e spitalit infektiv, vodhi para nga llogaria

TIRANË– Gruaja në foto është infermierja e spitalit infektiv në Tiranë, Ronida Hysa, e cila u arrestua nga policia dhe prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” pasi i ka marrë portofolin një pacienti dhe më pas me kartën e tij ka tërhequr paratë në bankë.

Fotoja e siguruar nga Dosja.al tregon infermieren 30 vjeçare e cila tashmë është e arrestuar, kishte pak vite që ishte pjesë e qëndrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë pasi më parë punonte në spitalin e Durrësit.

Hysi është arrestuar dhe akuzohet për vjedhje. Ajo do të përballet me drejtësinë tashmë, një javë pasi ngjarja e rëndë u denoncua nga djali i pacientit të ndjerë, që ndërroi jetë nga Covid-19. 30-vjeçarja ka pranuar veprën e kryer. Ajo ka deklaruar se ka qenë ajo personi që ka tërhequr 60 mijë lekë të reja nga llogaria e pacientit të ndjerë, pasi i ka vjedhur portofolin këtij të fundit, me të dhënat e llogarisë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet infermierja e infektivit arrestohet infermierja ronida hysa ronida hysa arrestohet infermierja e infektivit arrestohet infermierja ronida hysa ronida hysa

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 12:52

TIRANË– Alarmi se shqiptarët janë të lidhur me familjen mafioze Ndragheta është dhënë disa vite më parë. Në një kronikë të televizionit italian Tg3, prokur...