Aktualitet

Drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 3 persona ditën e sotme në Tiranë

26 Janar 2021, 13:45 Nga DOSJA
Drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 3 persona ditën e

TIRANË- 3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Njoftimin e ka bërë të ditur policia me anë të një postimi në Facebook. Personat e arrestuar janë E.Ç 33 vjeç pasi ka aksidentuar një të moshuar me iniciale B.S dhe është larguar nga vendngjarja; F.N 36 vjeç i cili është kapur në frangancë duke i dhënë makinës në mënyrë të dehur dhe E.Ç 29 vjeç i cili gjithashtu është kapur duke i dhënë automjetit në mënyrë të dehur.

Njoftimi i plotë:

Tiranë. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë dhe 3 drejtues mjetesh. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. N., 19 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:E. Ç., 33 vjeç, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja, këmbësoren me iniciale B. S., 87 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; F. N., 36 vjeç, pasi në Rrugën e Qelqit u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l; E. Ç., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale. Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime hetimore të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 12:52

TIRANË– Alarmi se shqiptarët janë të lidhur me familjen mafioze Ndragheta është dhënë disa vite më parë. Në një kronikë të televizionit italian Tg3, prokur...