Një ulli për Klodian Rashën, mesazhi i babait për Veliajn: Të falenderoj, ma përgjysmove dhimbjen. Tirana është shpirti
TIRANË–Babai i Klodianit, Qazim Rasha, e priti me emocion sot mbjelljen e pemës së ullirit në kujtim të djalit të tij, i cili humbi jetën dhjetorin e kaluar. Të afërm dhe miq të familjes, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhën Parkun “Europa” në sheshin “Skënderbej”, si një hapësirë e paqtë për këdo që do të dëshirojë të përkujtojë Klodianin.
Qazim Rasha nuk i fsheh lotët, por nuk harron të theksojë mirënjohjen e thellë për gjithçka është bërë për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen familjes. Ai u shpreh fort i emocionuar për vlerësimin dhe mbajtjen e premtimit nga Veliaj, për mbjelljen e pemës në kujtim të Klodit.
“Emocionet janë të mëdha! E kam shprehur edhe më parë, e shpreh dhe do ta shpreh gjithmonë për njerëz të tillë me vlera, që mendojnë për gjithçka, për të nesërmen, të ardhmen, dhe jo vetëm për të sotmen. E kam deklaruar që ditën e parë se Tirana është zemra jonë, është shpirti ynë. Në momente të tilla, ndoshta nuk gjejmë dot fjalë, por i falenderoj nga zemra të gjithë ata që na kanë ngushëlluar e nderuar, që nga dita e parë e deri sot, në ditën e 50-të. Nderimet më të mëdha i takojnë kryetarit të Bashkisë, i cili me veprimet e tij, bëri të mundur që pesha, ngarkesa dhe dhimbja ime të përgjysmohet. Ju falenderoj nga zemra për gjithçka! Jam i nderuar që sot mbillet kjo pemë. Le të shërbejë për brezat e ardhshëm, që secili nga ne, sipas mundësisë dhe aftësisë, ta vendosë një tullë në qytet. Tirana është zemra jonë, shpirti ynë, është krenaria jonë, dhe kjo duhet thënë me ballin lart. Ndaj secili nga ne le të mbjellë një lule, e jo ta dëmtojë atë. Faleminderit kryetar për gjithçka, je i nderuar, veprime të tilla i shërbejnë brezave. Emri i djalit tim do të jetë i paharruar, por falë veprimit tuaj, edhe djali juaj nesër do të krenohet me këtë që keni bërë, e do t’ju falenderojë për atë që menduat të bënit për djalin tim, por edhe për Tiranën”, tha Qazim Rasha.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Atentati ndaj Mitros, si u rrezikua jeta e qytetarëve në Vlorë, një nga plumbat përfundoi në dyqanin e rrobave
VLORË– Dosja.al ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Marjon Mitronit. Siç shihet edhe në video, një nga plumbat e nisur për 39-...
“Qeveria dhe Bashkia përgjegjëse për përmbytjet në Shijak”/ Edi Paloka takon banorët: Rilindasit mendojnë per xhepat
SHIJAK–Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ishte ditën e sotme i pranishëm në Shijak prej nga pa nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet. Paloka sh...
Zgjedhjet e 25 prillit/ Policia e shtetit nis procesin e trajnimeve për efektivët, Veliu: Do bashkëpunojmë me KQZ. Kreu i OS
TIRANË– Sot ka nisur proçesi i trajnimeve për punonjësit e Policisë mbi “Detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor për zgjedhj...
Me një plumb në krahë e një tjetër që e gërvishti në kokë, si mbërriti me këmbët e tij në spital Marjon Mitro
VLORË– Marjon Mitro, 39-vjeçari që ra sot pre e një atentati ka mbërritur me këmbët e tij në spital. Dosja.al ka mësuar se Mitro, me një plumb...
I shpëtoi atentatit në mes të Vlorës, kush është Marjon Mitro, ish-polici bashkiak dhe anëtari i bandës së Julian Sinan
VLORË– Marjon Mitro, personi që i shpëtoi një atentati mesditën e sotme në Vlorë, nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. Dosja.al ka mësuar se Mitro ...
Trafikim lëndësh narkotike dhe vjedhje në disa banesa, vihen në pranga 19 dhe 25-vjeçari në Berat
BERAT– Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Policia sekuestr...
Atentati ndaj Marjon Mitros, gjendet i djegur “Land Rover”-i që përdorën autorët
VLORË– Makina me të cilën u krye atentati ndaj Marjon Mitros është gjetur e djegur vetëm tre orë pas ngjarjes. Në njoftimin zyrtar, Policia e Vlorës bën m...
FOTO + DETAJE/ U plagos në Vlorë, ky është Marjon Mitro, anëtari i bandës së Julian Sinanajs
VLORË– Dosja.al ka mësuar se Marjon Mitro, personi që u plagos me armë zjarri mesditën e sotme në Vlorë është anëtari i bandës së të rrezikshmit Julian Sin...
U qëllua nga një makinë në lëvizje, zbardhet EMRI i të plagosurit në Vlorë
VLORË– Marion Mitro është personi që ka mbetur i plagosur në Vlorë. Dosja.al ka mësuar se i riu është qëlluar nga një makinë në lëvizje.Mësohet se fatmirës...