Aktualitet

Pjesë e operacionit ‘Tragjasi’, arrestohet 54-vjeçari i shpallur në kërkim në Vlorë (EMRI)

26 Janar 2021, 13:08 Nga DOSJA
Pjesë e operacionit ‘Tragjasi’, arrestohet 54-vjeçari i

VLORË– Një person është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ‘Tragjasi’ në Vlorë, ku u kapën edhe dy shtetas të tjerë pas sekuestrimit të 53 lëndë kanabisi.

Burime policore bënë me dije se bëhet fjalë për Tonin Troçe, banues në Tiranë. 54-vjeçari në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara kannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas.

“Si rezultat i një pune të vazhdueshme është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas” – njofton policia.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne vlore tonin troce arrestime ne vlore tonin troce

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 12:52

TIRANË– Alarmi se shqiptarët janë të lidhur me familjen mafioze Ndragheta është dhënë disa vite më parë. Në një kronikë të televizionit italian Tg3, prokur...