Aktualitet

26 Janar 2021, 12:52 Nga DOSJA

TIRANË– Alarmi se shqiptarët janë të lidhur me familjen mafioze Ndragheta është dhënë disa vite më parë. Në një kronikë të televizionit italian Tg3, prokurori i Catanzaros i cili vuri pas hekurave “Princin e Ndraghetës”, Antonio Gallo, Nicola Gratteri, thoshte se për autoritetet italiane mafia shqiptare është bashkë me Ndraghetan, në Kolumbi, Ekuador dhe në trafikun e kokainës. Kronika është risjellë nga ish-oficeri i Policisë Dritan Zagani i cili bashkëngjitur videos shkruan se: Se shqipet kan memorie te shkurter, por ky burri(Gratteri) matan detit ka kohe qe u çon fjale per Ndrageten ..por keta tanet e kishin mendjen te mozzarella e derri maç, jo te hetonin.

Në kronikë, TG3, thotë se: 

Sipas të dhënave të doganave shqiptare, në 2018, importi i bananeve është shtuar me 62%.  Vendet që Shqipëria importon më shumë banane janë Kolumbia dhe Ekuadori. Një sekret që bëhet publik por të gjithë e dinë është se konteinerët me banane udhëton edhe kokaina. Sasia e fundit u kap nga një rrugë që kaloi nga Greqia në Shqipëri. Shqiptarët e bëjnë këtë rrugë nëpër të gjithë Evropën, si kjo ngarkesë në Gjermani. 

“Shqiptarët janë të lidhur në trafik droge me Ndraghetan. Ne i shohim ata në trafikun e kokainës, në Kolumbi me Ndraghetan“-thotë prokurori Nicola Gratteri në intervistën e para dy viteve për Tg3.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani ndragheta ne shqiperi dritan zagani ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll