Politike

Protesta/ Basha: S’ka zgjedhje lokale, më 11 maj kulmimi i betejës ndaj Ramës

2 Maj 2019, 17:40 Nga DOSJA
Protesta/ Basha: S’ka zgjedhje lokale, më 11 maj kulmimi i

ELBASAN– Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij para protestuesve në Elbasan është shprehur se nuk do të kishte zgjedhje lokale pasi ata do të zhvilloheshin gjatë atyre parlamentare.

Më datë 30 qershor nuk do të lejojmë krimin që dikton zgjedhjet. Zgjedhje pa opozitën e vendit nuk do të ketë. Proces zgjedhor fals asesi nuk do të ketë. Më 30 qershor do të bashkohen të gjithë shqiptarët  për të caktuar datë zgjedhjesh, për të pasur qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër,“-u shpreh Basha. 

Më tej, Basha foli edhe për aksionin tjetër të opozitës, për protestën e 11 majit. 

Largimi i Ramës është çështje kohe. Ta vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë. nuk ka kauzë më të drejtë se kjo që luftojmë sot. Beteja do të vijojë orë e minutë, beteja do të bëhet anembanë vendit, në çdo fshat, qytet, në çdo rrugë. Ju ftoj ta kulmojmë këtë betejë më 11 maj, në Tiranë. Çdo orë dhe çdo minutë deri në 11 Maj armata e lirisë është në këmbë, për të mos bërë asnjë hap pas,”-shtoi Basha.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 2 maj 2019 zgjedhjet lokale 2019 lulzim basha protesta e opozites 2 maj 2019 zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2019, 16:09

FOTOLAJM/ Çfarë nuk shkon në këtë foto

SHQIPËRI– Një foto e publikuar në rrjetet sociale ka treguar një anë tjetër të ministrit të emëruar Gent Cakaj.Teksa shihet i shoqeruar me presidentin e Ko...