Politike

Ekonomi: Qeveria ka bërë investime të zgjuara në bujqësi, prodhimi është rritur me 17.3%

26 Janar 2021, 10:13 Nga DOSJA
Ekonomi: Qeveria ka bërë investime të zgjuara në

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi u shpreh para mediave ditën e sotme se bujqësia është sektori më i rëndësishëm në vend. Duke vazhduar më tej këtë deklaratë, ministrja u shpreh se tashmë prodhimi bujqësor është rritur me 17.3%. Kjo rritje sipas Ekonomit ka ardhur nga investimi i zgjuar që është bërë nga ana e qeverisë.


Ekonomi: Bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishëm në vend. Prodhimi bujqësor është rritur me 17.3%. Këto rritje nuk erdhën si rezultat i iniciativave private, erdhën si rezultat i investimeve të zgjuara, këto i takojnë të gjithë klasës së fermerëve. Qeveria shqiptare investoi fonde në bujqësi. Qeveria shqiptare po punon fort për digjitalizimin. Sot ka 28 shërbime të reja online te e-albania për fermerët, ata që janë përfitues janë 800 e ca operatorë. Raporti midis eksporteve dhe importeve ka ardhur duke u përmirësuar. Produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vende të botës, deri në SHBA, Kinë apo Hong Kong. Produktet e peshkut në vendin tonë kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme, kanë arritur shifrën rekord të eksporteve prej 100 milionë eurosh. Këto rritje erdhën nga investimet e zgjuara që ka bërë qeveria shqiptare në bujqësi. Kemi bërë investime në sipërfaqen e tokës arë për ujitje dhe kullim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me gazetaret 26 janar 2021 milva ekonomi edi rama me gazetaret 26 janar 2021 milva ekonomi

Sondazh

Poll