Politike

Përgjimet e Ndraghetas, Dritan Hila: Tri leckamanë, prokuroria e Catanzaros, një biçim leskoviku… hetuesit duan të ik

26 Janar 2021, 10:30 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndraghetas, Dritan Hila: Tri leckamanë, prokuroria e

TIRANË– Gazetari Dritan Hila i quan leckamanë Princin e Ndraghetas, Antonio Gallo dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas “bombës” së përgjimeve që kanë tronditur politikën shqiptare, pas përmendjes nga protagonistët të politikanëve kryesorë shqiptarë, Hila thotë se hetimi është pa vlerë. Kjo sipas tij, është bërë nga një prokurori periferike dhe sipas tij, prokurorët duan të largohen dhe prandaj krijojnë operacione si ky “profili i ulët”.

POSTIMI I PLOTË I DRITAN HILËS NË FACEBOOK: 

Ndrangheta ka nje xhiro vjetore qe perllogaritet diku tek 50 miliard € ne vit. Eshte ze i rendesishem i GDP-s italiane. Ka nje strukture klanore horizontale, te pamundur te infiltrohet apo rekrutohet. Ben biznes kryesisht ne vende si Gjermania, Franca, Britania, Hollanda, Kanada, Shba, dhe nuk ju hedh fare qyrret shteteve fakire.

Eshte e pameshirshme. Psh vetem para disa vitesh disa hitman te saj ekzekutuan 6 veta ne Duisburg, perfshire femije. Eshte ende e vetmja mafie kaukaziane operative dhe e pademtuar pasi eshte e perllogaritur dhe e pameshirshme. Por nderkohe tre leckamane paskan tentuar ta fusin ne Shqiperi, ku ne rastin me te mire do lanin per tre kater vite, e shumta nje miliarde euro!

Dhe kete e ka zbuluar prokuroria e Catanzaros, nje biçim Leskoviku italian ku ngordh derri nga merzia dhe, me siguri prokuroret duan ti ikin atij vendi edhe duke krijuar false flag! Dhe keta leckamanet e Catanzaros do blinin me nje pjate mozarella Drejtorin e Policise se Tiranes (qe po ti mbushet mendja i ble qe te tre ata me gjithe fis); kurse kryetari i veterinereve do ju jepte toka sa te donin (ketu ka nga tre pronare per çdo ngaster, ndersa ky shefi i doktoreve te lopeve paska sa te duash)!

A i ka shkuar mendja njeriut qe keta me shume se mafioze, jane derdimene qe nuk kane rinovuar perrallat qe kane degjuar per shqiptaret ne vitet 1991-1997?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan hila ndragheta ne shqiperi dritan hila ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll