Politike

Përgjimet e Ndragheta-s, Rama ‘reciton’ 4 herë konkluzionin e Prokurorisë italiane: Dështuan në Shqipëri! Tymnajë e n

26 Janar 2021, 10:07 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndragheta-s, Rama ‘reciton’ 4 herë

TIRANË- “Turp, tymnajë e neveritshme, llum nga ata që duan t’i bëjnë nënën këtij vendi”, ky ishte reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama 5 ditë pasi dosja e përgjimeve të Nraghetës tronditi politikën 3 muaj para zgjedhjeve. Në një konferencë ku shoqërohej nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi dhe Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Rama i surprizoi gazetarët, kur sapo u pyet, tha se kësaj here “fjalën nuk e kishte më drejtësia por ai vetë”.

Kryeministri u pyet për përgjimet, edhe pse jo për episode konkrete, por sa herë që u pyet, përveç sharjeve për mediat dhe analistët, recitoi plot 4 herë konkluzionin e prokurorisë së Catanzaros që del në përfundimin se në Shqipëri, Ndragheta hapi vetëm një dyqan rrobash.

Në konkluzion, citoj prokurorinë italiane: ‘Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël.  Në vitin 2018 sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje”-tha Rama.

Kaq mjaftoi për t’ju përgjigjur morisë së pyetjeve, për përmendjen e emrit të kryebashkiakut Erion Veliaj, biznesmenit Besnik Halili, kryepolicit Ardi Veliu dhe të tjerë personazheve. Gazetarët nuk patën mundësi ta pyesnin kryeministrin me detaje, pasi më tej, ai vijoi duke sulmuar mediat dhe drejtuesit, për “servirje të llumit për klikime”.Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, netëve të gjata të mehjaneve televizive dhe ditëve të gjatë të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp, nga ata që duan t’i bëjnë nënën këtij vendi”. -tha ai, fjali që e përsëriti mbi 5 herë.

Në fjalën e tij, shprehu keqardhjen për gjendjen ku ndodhet media dhe opozita në Shqipëri, gjendje që sipas tij, detyroi të reagonte edhe ambasadori italian dje në Tiranë. “Është e paprecedentë që ambasadori italian të detyrohet të shprehet, e dini pse foli? Se janë të mahnitur, janë të skandalizuar nga kthimi i përgjimeve në një çështje.”-tha ai. 

Kur gazetarja Ambrozia Meta e pyeti a kishte garanci që Bashkia Tiranë nuk e merrte, 20%, Rama tha se kushdo që është i pakënaqur nga hetimi i anti-mafias italiane, mund të investigojë vetë, duke sjellë si shembull investigimi gazetaresk, rastin e sanitares Tire Alldervishi. E më tej, tha se “PS i merrni të keqen ju që të gjithë që të jemi të qartë, dakort?”.

Kryeministri nuk pranoi të përgjigjej më tej për këtë çështje duke e përkufizuar si të ezauruar nga anti-mafia italiane. Për një hetim në Shqipëri, i acaruar në dukej nga pyetja e gazetares, Rama tha se “çfarë ka këtu për të hetuar?” Më tej, tha se për kryebashkiakun Veliaj mund të bëhen 1 mijë padi, ndërsa në fund pati edhe një lutje.

“Besoj që kjo ishte pyetja e fundit apo jo?! Dmth ata vijnë hapin një dyqan rrobash të vogël dhe pastaj ju shisni 1 jave lecka Shqipërie, që e merrni dhe e shqyeni nga të katërta anët dhe e duke e ambalazhuar me përgjime mitomanësh dhe delirantësh italianë. InshAllah, kjo të jetë e fundit, edhe pse e di që nuk është e fundit”, tha Rama.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me gazetaret edi rama me gazetaret

Sondazh

Poll