Bota

Protesta e dhunshme kundër masave anti-Covid, zyrtarët holandezë paralajmërojnë se vendi po shkon drejt luftës civile

25 Janar 2021, 19:42 Nga DOSJA
Protesta e dhunshme kundër masave anti-Covid, zyrtarët holandezë

HOLANDË– Mes frikës se varianti në Mbretërinë e Bashkuar mund të shkaktojë rritje të rasteve në Holandë, javën e kaluar hynë në fuqi masat e reja, ku u vendos një shtetrrethim nga ora 21:00 deri në 4.30 të mëngjesit.

Masat shkaktuan protesta masive në 10 qytete ditën e djeshme, të cilat ishin të dhunshme, ndërsa pati përplasje edhe  me policinë, u plaçkitën dyqanet dhe u dogjën disa makina.

Autoritetet njoftuan ditën e sotme se 62 persona u arrestuan dhe shumë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Është e papranueshme! Kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën, kjo është dhunë kriminale dhe kështu do ta trajtojmë’ tha Kryeministri Mark Rutte

‘Qyteti im po qan, dhe unë gjithashtu,’ tha Kryetari i Bashkisë së Eindhoven John Jorritsma të dielën mbrëma për mediat. Në një konferencë për shtyp, ai i quajti protestuesit ‘llumi i tokës’ dhe shtoi ‘kam frikë se nëse vazhdojmë në këtë rrugë, jemi në rrugën tonë për luftë civile.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne holande protesta ne holande

Sondazh

Poll