NJOFTIM i rëndësishëm! Kryeministri italian, Giuseppe Conte nesër mbledh ministrat për të dhënë dorëheqjen
25 Janar 2021, 16:26Nga DOSJA
ITALI– Kryeministri italian, Giuseppe Conte pritet që nesër të mbledhe ministrat për të njoftuar dorëheqjen e tij nga posti. Corriera della Sera, bën me dije se pasi të japë dorëheqjen Conte pritet të formojë një qeveri, ku të ketë mazhorancën. Mediat italiane shkruajnë se ky vendim vjen pasi sigurimi i votëbesimit në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat duket se nuk mjaftoi për të siguruar qëndrueshmërinë e qeverisë Conte.
Ndër të tjera mediat shkruajnë se Conte mund t’i dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit Sergio Mattarella më 26 janar dhe më pas të krijojë një koalicion të ri që do të formohej nga anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturve “të përgjegjshmit” të parlamentit.
Kryeministri sipas mediave italiane, synon të gjejë një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislaturës.
Kriza politike në shtetin fqinj nisi kur partia e Matteo Renzit Italia Viva tërhoqi dy ministrat, për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve sa i përket buxhetit të rimëkëmbjes dhe ndarjes së granteve të BE. Conte i mbijetoi votës së mosbesimit, por ai nuk arriti të siguronte një shumicë absolute në Senat.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar 436 raste të reja me COVID-19, nga të cilat 20 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.Sipas Org...
GREQI– Pas rastit të ditës së djeshme ku dy të mitur me origjinë shqiptare, anëtarë në një organizatë grabitjesh goditën me thikë dy studentë, ka reagua...
BRUKSEL– Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën në Bruksel për ndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të fqinjësisë...
GJERMANI– Ministria e Jashtme gjermane ka përshëndetur rifillimin e bisedimeve Turqi-Greqi ditën e sotme.“Ne jemi të kënaqur që bisedimet të cilat u pezulluan n...
ITALI– Tre infermiere në Itali kanë rënë në pranga ditën e sotme pasi kanë keqtrajtuar pacientët e shtruar me COVID.Infermieret e moshave 48, 58 dhe 64 vje&cced...
KOSOVË– Ushtruesja e detyrës së postit të presidentit Vjosa Osmani, ka dekretuar 23 gjyqtarë të rinj. Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se kjo gjë ësht...
BRITANI– Kompania farmaceutike Moderna, e cila është një ndër prodhueset e vaksinave anti-Covid, ka deklaruar se vaksina e saj funksionon kundër varianteve të r...
Që nga maji i vitit të kaluar zien kjo temë, të hënën (25.01) në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE do të diskutohet për të konkretisht. Në vend që të ndërto...
RUSI– Në një video të re në Youtube, kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalny tregon rezidencën madhështore të presidentit rus, Vladimir Putin. DW bisedoi me aktivi...