Bota

Shqiptarët plagosën me thikë dy adoleshentë grek, kryebashkiaku i Argyroupolis: U sulmuan fëmijët tanë, do hetohet rasti

25 Janar 2021, 17:51 Nga DOSJA
Shqiptarët plagosën me thikë dy adoleshentë grek,

GREQI–  Pas rastit të ditës së djeshme ku  dy të mitur me origjinë shqiptare, anëtarë në një organizatë grabitjesh goditën me thikë dy studentë, ka reaguar kryebashkiaku i Argyroupolis.

Ai e cilëson rastin të neveritshëm, ndërsa në një mesazh të gjatë iu është drejtuar bashkëqytetarëve të tij të jenë të kujdesshëm në përballjen me këto fenemone të dhunës nga bandat e të miturëve, që kanë qëllim grabitjen.

Kryebashkiaku ka njoftuar se do të paraqesë të gjithë informacionin që ka në Prokurori, për të thelluar hetimin e rastit të djeshëm.

Të dashur prindër, ju drejtohem fillimisht si baba dhe më pas si kryetar bashkie, duke iu bashkuar ankthit tim me tuajin pas incidentit të fundit, atë të goditjes me thikë të një të mituri nga një i mitur tjetër, kur një bandë grabitësish sulmoi fëmijët tanë që po luanin pa kujdes në një shesh qyteti. Rritja e dhunës dhe veprimtarisë së bandave, ngacmimi i shumë fëmijëve nuk mund të na lërë më indiferentë”, u shpreh ai.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur pak para orës 7 pasdite, pranë sheshit Elena Venizelou, ku një 16-vjeçar u rrah me grushte vetëm për t’i marrë celularin. Por shqiptarët  nuk u ndalën këtu. Dhjetë minuta më vonë, ata gjetën një 17-vjeçar, të cilin e goditën me thikë. Adoleshenti u transportua me ambulancë në spitalin Gennimata ku mjekët e kuruan dhe për fat të mirë ai është jashtë rrezikut. Oficerët grekë pa humbur kohë përdorën të gjithë informacionin, identifikuan tre autorët, duke arrestuar dy prej tyre.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bandat e grabitjes greqi bandat e grabitjes greqi

Sondazh

Poll