Bota

420 viktima brenda 24-orëve nga COVID në Itali, mbi 8000 të infektuar të rinj

25 Janar 2021, 18:56 Nga DOSJA
420 viktima brenda 24-orëve nga COVID në Itali, mbi 8000 të

ITALI– Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 8.561 raste të reja me Covid-19 nga 143.116 tamponë të kryer.

Ministria e Shëndetësisë vendase njofton se në 24 orë e fundit janë shënuar 420 viktima,  duke e çuar në 85.881 numrin total që prej fillimit të pandemisë.

Në vendin fqinj po ashtu është rritur numri i pacientëve të shtruar në spital dhe numri i atyre në terapi intensive. Në në njësitë e kujdesit intensiv ka 2 421 pacientë, 21 më shumë në 24 orët e fundit, në pavijone të zakonshëm ka 21 424, 115 më shumë në 24 orët e fundit.

Lajmi i mirë është se plot 15.787 pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid itali bilanci i covid itali

Sondazh

Poll