Ministria e Jashme gjermane përshëndet takimin Greqi-Turqi: ‘Jemi të kënqur, mbështesim bisedimet ndërkombëtare’
25 Janar 2021, 17:13Nga DOSJA
GJERMANI– Ministria e Jashtme gjermane ka përshëndetur rifillimin e bisedimeve Turqi-Greqi ditën e sotme.
“Ne jemi të kënaqur që bisedimet të cilat u pezulluan në vitin 2016, po fillojnë përsëri sot dhe gjatë presidencës sonë të Këshillit të BE-së ne kemi qenë shumë mbështetës dhe kemi punuar që të kemi bisedime të tilla të drejtpërdrejta“, tha zëdhënësja Maria Adebar.
Zyrtarja shprehu kënaqësinë e saj për rinisjen e bisedimeve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë, duke theksuar se “është mirë të mos komentosh nga jashtë për një proces që sapo po fillon”.
Ajo u shpreh se një zgjidhje e përbashkët e bisedimeve ndikon pozitivisht në Europë.
Dialogu mes Turqisë dhe Greqisë u zhvillua sot dhe zgjati rreth 3 orë e gjysmë, teksa u mbajt në pallatin Dolmabahçe. Zëdhënësi i qeverisë greke që mori pjesë në takim Christos Tarantilis, tha pas mbarimit të mbledhjes së qëllimi i kësaj ishte që të vazhdojnë bisedimet nga pika ku u ndërprenë në vitin 2016. Më tej ai tha se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për të gjetur një pikë konvergjence e përbashkët për të dyja vendet.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Tre infermiere në Itali kanë rënë në pranga ditën e sotme pasi kanë keqtrajtuar pacientët e shtruar me COVID.Infermieret e moshave 48, 58 dhe 64 vje&cced...
KOSOVË– Ushtruesja e detyrës së postit të presidentit Vjosa Osmani, ka dekretuar 23 gjyqtarë të rinj. Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se kjo gjë ësht...
BRITANI– Kompania farmaceutike Moderna, e cila është një ndër prodhueset e vaksinave anti-Covid, ka deklaruar se vaksina e saj funksionon kundër varianteve të r...
Që nga maji i vitit të kaluar zien kjo temë, të hënën (25.01) në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE do të diskutohet për të konkretisht. Në vend që të ndërto...
RUSI– Në një video të re në Youtube, kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalny tregon rezidencën madhështore të presidentit rus, Vladimir Putin. DW bisedoi me aktivi...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin sot mohoi kategorikisht akuzat e bëra kundër tij nga kritiku i tij Alexei Navalny në një video të fundit në YouTube duke pre...
SHBA– Eksperti amerikan për sëmundjet ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, ka deklaruar ditën e sotme se varianti i ri në Mbretërinë e Bashkuar shkakton ‘një rritje të ...
MOSKË-Rusia ka akuzuar vendet perëndimore për nxitje të protestave në vend, në mbështetje të udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny. Sipas BBC, Presidenti ...
Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.Njoftimi i plotë: Gjatë 24 or...
SHBA-Presidenti i ri Joe Biden, ditën e sotme pritet të shfuqizojë një nga politikat e Donald Trump, për lejimin e personave transgjinor që të shërbejnë në usht...