Bota

‘AstraZeneca’  uli ritmin e shpërndarjes së vaksinave, reagon drejtori i kompanisë: Disa vende janë treguar ego

25 Janar 2021, 18:19 Nga DOSJA
‘AstraZeneca’  uli ritmin e shpërndarjes së

BRITANI– Kreu i kompanisë farmaceutike britanike ‘AstraZeneca’, Pascal Soriot, denoncoi sjelljen egoiste të disa vendeve në kërkesën e tyre për marrjen e vaksinave.

Në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror, Soriot shprehu keqardhjen për mungesën e bashkëpunimit midis qeverive në luftën kundër pandemisë, shkruajnë mediat e huaja.

Në rang global, ne mund të ishim  përgatitur më mirë për këtë pandemi, Ajo që nuk funksionoi, për mendimin tim, është bashkëpunimi global megjithëse ka edhe shembuj të mirë të partneritetit privat-publik, si në rastin e vaksinës AstraZeneca të zhvilluar me Universitetin e Oksfordit. Por unë po shoh se gjërat po ndryshojnë dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar po shfaqet”, tha CEO i “AstraZeneca”.

Sidoqoftë, ai vlerësoi faktin se bashkëpunimi ndërkombëtar po shfaqej gjithnjë e më shumë në luftën kundër pandemisë. “Ka shumë shembuj të mirë të bashkëpunimit të jashtëzakonshëm publik-privat në shumë vende,” tha ai.

Në takimin virtual, Soriot paralajmëroi se në të ardhmen shumë vende do të duhet të investojnë më shumë në parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e hershëm të viruseve.

AstraZeneca është aktualisht nën kritika masive në Bruksel sepse ajo njoftoi të premten se fillimisht do të jepte më pak doza të vaksinave në BE sesa ishte planifikuar. Arsyeja është problemi në “një fabrikë në zinxhirin tonë të furnizimit evropian”. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i kërkoi Soriot të hënën të mbajë zotimet lidhur me shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Europian. Grupi i tij po vihet në dyshim për mungesë transparence në vonesat në dërgimin e vaksinës së tij kundër sëmundjes Covid19.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca pascal soriot astrazeneca pascal soriot

Sondazh

Poll