Aktualitet

DOSJA- NDRAGHETA!/ ‘Atje qeveria thotë “paguaj 1000 lekë dhe bëj çfarë të do tr**i’, përgjimet voluminoze ku flitet

25 Janar 2021, 18:41 Nga DOSJA
DOSJA- NDRAGHETA!/ ‘Atje qeveria thotë “paguaj 1000 lekë

TIRANË- Të tjera përgjime të dosjes së antimafias italiane janë zbardhur, ku edhe përmendet numri një i qeverisë së vendit, Edi Rama. Në faqen 627 të dosjes, flitet për kryeministrin, tenderat dhe ‘hisen’ prej 20% që duan personat që të “mbyllin punë” në Shqipëri. Përgjimi është regjistruar në datë 28 tetor të vitit 2017, mes Antonio Gallos dhe Tomaso e Saverio Bruttos.

PJESË NGA PËRGJIMET: 

Gallo: (duke parë Saverio) ti ke qenë aty?…
Brutto S.: eh jo u nisa…
Gallo: E cova (i referohet a D’alessandro Luciano) tek njëri (i referohet shqiptarit Nik)

Burri: Po…

Gallo: komando Presidentin … Kryeministrin … dhe unë i thashë qartë … para Lucianos … Unë i thashë ti më jep kontratat ‘ENI inc’ … që ata marrin 20% (ryshfet)

Burri:  Po…

Gallo:… ok? … në janar edhe në spitale … ( dëgjohen zhurma)

Ndërkohë që në  faqen 582, përmendet Qeveria shqiptare dhe marrëdhënia e  të huajve me taksat në vendin tonë. Në përgjime, Shqipëria portretizohet si një vend, ku mund të bësh çfarë të duash përsa kohë kontakton njerëzit e duhur për të mbyllur punë. 

PJESË NGA PËRGJIMET: 

Brutto: nuk i kontrollojnë ata … atje qeveria ju thotë ju duhet të paguani ta zëmë 1000 lekë në vit taksa, ju paguani ato taksa dhe pastaj bëni ç’t’ju dojë tr*pi…… por ju duhet t’i paguani ato taksa.

Talarico: Po por ato kanë një pazar, kur vjen tak 100.000 janë të tuat…është realisht legale” (korrupsioni)”. Më pas Talarico thotë se Shqipëria është tokë e virgjër dhe nuk ka as gara. Për më tepër përgjime nga biseda (Shiko këtu)

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antonio gallo ndragheta ne shqiperi tommaso brutto antonio gallo ndragheta ne shqiperi tommaso brutto

Sondazh

Poll