Aktualitet

HARTA-LIVE/Lumenjtë Ishëm e Erzendalin nga shtrati, përmbytet Vlora, Shkodra, Fushë Kruja e Durrësi, thyhet ura në Finiq,

25 Janar 2021, 06:35 Nga DOSJA
HARTA-LIVE/Lumenjtë Ishëm e Erzendalin nga shtrati, përmbytet

SHQIPËRI– Reshtjet e dendura të shiur vijojnë të sjellë probleme të shumta në vendin tonë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë të pranishme që prej orëve të para të të mëngjesit me intensitet të ulët e mesatar, kryesisht në perëndim e veriperëndim. Dita e sotme do të ketë vranësira mesatare dhe të dendura. Reshjet gjatë ditës lokalisht do të marrin impulse në kohë të shkurtër në formën e shtrëngatave me rrufe të izoluara me rrebeshe e breshër.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e gjatë momenteve me shtrëngata fiton shpejtësi mesatare, duke u pasuar nga valëzim në dete me forcën 3 ballë. Ndërsa temepratura do të jetë mesatarisht e luhatur mes vlerave -4 gradë Celsius e 8 gradë Celsius.

Vendet më të prekura nga përmbytjet janë Shkodra, Vlora e Fushë Kruja. Në të tre vendet ka përmbytje të mëdha, uji ka mbushur zonën, ndërsa shumë shtëpi në fshatrat e Fushë Krujës janë nën ujë. Në Vlorë, stuhia gjithashtu ka shkulur dhe pemë dhe koshat e vendosur nga bashkia. Në Shkodër janë 1330 sipërfaqe toke nën ujë, ndërkohë që rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm ndërsa ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Rruga Shtyllë-Panarit vijon ende të jetë e bllokuar dhe banorët tentojnë të çajnë rrugën me xhipa, por nuk ia kanë dalë dot. Trashësia kalon mbi gjysmë metri, ndërsa prej 13 ditësh, rreth 40 familje janë izoluar pasi trashësia e dëborës ka kaluar gjysmë metri.

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka sjellë përmbytje të mëdha në Fushë Krujë. Dosja.al ka mësuar se reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje të mëdha në shumë fshatra të Fushë Krujës, si Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj. Uji ka arritur disa centimetra lartësi në këto fshatra, duke lënë dhjetëra hektar nën ujë e dhjetëra banesa.

Ndërkohë situata është përkeqësuar në Vlorë, ku lumi Vjosë ka arritur në pikën kritike dhe banorët kanë nisur të evakuuohen, për shkak se rrezikojnë që në shtëpitë e tyre të futet uji. 

Situata kritike ka qenë edhe në Shijak, ku për shkak të përmbytjeve dhe ujit që ka arritur në disa centimetra, banorët janë detyruar që të lëvizin me varka nëpër vend. 

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka sjellë probleme edhe në nisjen e trageve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Dosja.al ka mësuar se mëngjësin e sotëm është nisur trageti i linjës Durrës-Bari  që duhej të ishte nisur një natë më parë në orën 23:00. Nisja u bë në orën 07:00 dhe trageti pritet që të jetë në orën 14:00 në Bari. Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat do të qëndrojnë të ankoruara në port deri në qetësimin e motit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim në mediat sociale bën me dije se nuk ka pasur shumë probleme në rrugët kombëtare dhe se qarkullimi vijon normalisht. ARSH bën të ditur se në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll