Përgjimet e Ndragheta-s, Bollino: Kam lexuar dosjen 1500 faqe, nuk ka asnjë fakt konkret
25 Janar 2021, 18:30Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Carlo Bolino, ditën e sotme ka sqaruar më me detaje përgjimet nga hetuesit italianë, ku kanë dalë biseda që anëtarë të grupit mafioz Ndragheta duan të investojnë në Shqipëri.
I ftuar në emisionin Top Talk, gazetai ka thënë se bizneset që përmenden në përgjimet që prej disa ditësh kanë qenë në fokus të mediave, as nuk ekzistojnë në Shqipëri.
“Unë e kam lexuar dosjen, 1500 faqe që ka nënshkruar Prokurori antimafia. Dhe 400 faqe që ka firmosur gjykata. Tani për sa i përket çështjes shqiptare nuk ka asnjë fakt konkret. Përveç shumë premtime dhe propozime se nuk duken njohuri konkrete. Vetë prokurori pranon që deri më 2018 ku është koha e përfundimit të hetimit. rezulton që e gjitha premtimet e bizneset në Shqipëri nuk janë realizuar fare”, sqaron Bollino.
Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Benet Beci, ditën e sotme ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve, ku reshjet e shiut kanë përfshirë vendin, KESH ...
TIRANË- Në Shqipëri, java e fundit (19-25 Janar) shënoi një rritje të ndjeshme të rasteve dhe viktimave të koronavirusit, ndërsa testimet patën një rënie t...
ITALI- Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi gruaja e tij e denoncoi për shkak se ky i fundit udhtornte dhunë nd...
TIRANË – Shqipëria do të zgjerojë listën e zyrtarëve të lartë dhe familjarëve që do të jenë nën mbikëqyrje për krijimin e pasurive të pajustifikuara dhe rr...
TIRANË– Tritoli i vendosur në garazhdin e biznesmenit Saimir Naksi tronditi Qesarakën, mëngjesin e të shtunës, vetëm pak ditë më parë. Policia mbërri...
TIRANË- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën ‘Dritan Hoxha’, në Tiranë, pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi. Siç shihet në ...
SHQIPËRI– Reshtjet e dendura të shiur vijojnë të sjellë probleme të shumta në vendin tonë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut d...
GREQI– Një shqiptar është qëlluar për vdekje me 6 plumba brenda mjetit të tij në qytetin e Patras në Greqi. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se është qëllua...