Aktualitet

E rëndë! Rrahu gruan me lopatë në sy të djalit të mitur për vite me radhë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

25 Janar 2021, 18:11 Nga DOSJA
E rëndë! Rrahu gruan me lopatë në sy të djalit të

ITALI- Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi gruaja e tij e denoncoi për shkak se ky i fundit udhtornte dhunë ndaj saj për shkaqe xhelozie.

Mediat italiane, shkruajnë se gruaja ishte në fakt e irrituar, viktimë e ngacmimeve të vazhdueshme, qëndrimeve të dhunshme, ofenduese dhe kërcënuese. Mësohet se ai kishte nisur ta dhunonte që nga viti 2010. 

Sipas mediave që nga vitet e para të martesës, 43-vjeçari kishte filluar të tregonte agresion ndaj gruas së tij të shkaktuar nga një xhelozi e pamotivuar ndaj saj. Gruaja vendosi të largohej nga shtëpia me djalin e saj të vogël. Edhe pas ndarjes faktike midis të dyve dhe transferimit pasues të gruas tek Rimini në 2017, sjellja denigruese dhe frikësuese e burrit të saj vazhdoi, aq sa e çoi atë të paraqiste një ankesë te Karabinierët e Riminit në 2018, shkruajnë mediat italiane.

Në vitin 2019, edhe pse gruaja iu nënshtrua insistimit të burrit për t’u kthyer për të jetuar së bashku, sjellja e dhunshme dhe abuzive madje edhe me shuplaka dhe lopata, në prani të djalit të saj më të vogël nuk ndalën, duke bërë që ajo të largohej sërish nga ai.

Pas hetimit të duhur të çështjes, pasi kishin konstatuar dhunën e dukshme të burrit ndaj ish-gruas së tij, karabinierët i vunë prangat. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll