Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut/ Drejtori i KESH: Po menaxhojmë situatën. Shkarkimet me minimum, nuk ndikon në zonën e nën Shko

25 Janar 2021, 18:20 Nga DOSJA
Reshjet e dendura të shiut/ Drejtori i KESH: Po menaxhojmë

SHKODËR- Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Benet Beci, ditën e sotme ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve, ku reshjet e shiut kanë përfshirë vendin, KESH  po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.

“Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës”, shkruan Beci, në një njoftim.

Ndër të tjera, Beci, bën me dije se situata po menaxhohet si dhe është garantuar  siguria e digave dhe furnizimi iplotë me energji elektrike të banorëve vendas. Në njoftim bëhet e ditur po ashtu se do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

Njoftimi i plotë:

Korporta Elektroenergjitike Shqipëtare po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit. Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

• HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
• HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
• HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet benet beci moti i keq ne shqiperi benet beci moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll