Aktualitet

Atentat shqiptarit në GREQI! Qëllohet më 6 plumba në kokë, vdes 3 minuta pasi hyn në sallën e operacionit. Dëshmitarët

25 Janar 2021, 17:40 Nga DOSJA

GREQI– Një shqiptar është qëlluar për vdekje me 6 plumba brenda mjetit të tij në qytetin e Patras në Greqi. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se është qëlluar për vdekje një 27-vjeçar, i identifikuar si Mario Metaj. 

Tempo24 shkruan se sherri nisi në momentin kur 2 automjete u kryqëzuan në Kourtesis. Në këtë moment, pasagjerët dhe shoferët zbresin nga makina dhe fillojnë të konfliktohen, derisa papritmas dëgjohen të shtëna. Si rezultat i të shtënave, një 27-vjeçar ra në tokë i mbuluar me gjak.

 

Edhe pse kishte marrë plumba në kokë, shqiptari nuk ka ndërruar jetë në vend por është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Por vetëm 3 minuta pasi ka hyrë në sallën e reaminacionit, mjekët konfirmuan vdekjen e tij. 

Ndërkohë që vendi është ‘mbyllur’ nga efektivët e Policisë, të cilët janë vënë në kërkim të dy personave, të dyshuar si autorë të vrasjes. Dyshohet se agresorët ishin pjesë e një grupi që merrej me klube nate, megjithatë nuk dihen detaje të tjera. 

Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë dy persona të veshur me të zeza që iu afruan makinës së shqiptarit dhe pasi kryen vrasjen u larguan në këmbë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë pas mjetin e tyre tip “Smart”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi mario metaj vritet mario metaj vritet shqiptari ne patra greqi mario metaj vritet mario metaj vritet shqiptari ne patra

Sondazh

Poll