Politike

‘Mbushe dhe një për vete’/ Rama udhëzon 10-vjeçarin: Mbushi gotat me raki, jepja babit. Bëni dhe një fëmijë tjetër,

25 Janar 2021, 13:51 Nga DOSJA
‘Mbushe dhe një për vete’/ Rama udhëzon

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Manëz të Durrësit prej nga i ka dorëzuar një familje çelësat e banesës familjes së cilës banesa iu dëmtua nga tërmeti. E veçanta ishte bashkëbisedimi që Rama zhvilloi me të voglin e familjes, 10-vjeçarin Noelin.


Pasi e pyeti se si shkon me mësimet, Rama i tha të voglit që të ndihmojë babain për të rregulluar baçen. Më pas Rama kërkoi nga i vogli që ti mbushte gotat me raki për të pranishmit. Teksa i vogli mbushte gotat, kryeministri i tha me të qeshur ‘Mbushe dhe një për vete’.

BISEDA:

Rama: Të ndihmosh babën me rregullu baçen. Mbushi gotat. Dhe një gotë për vete. Jepja babit…Vetëm këtë keni?

Kryefamiljari: Kemi dhe një djalë më të vogël.

Rama: Po bëni dhe një tjetër se vjen me lek me vete, me bonus.

Kryefamiljari i drejton gotën: Kryeministër dhe me një mandat.

Rama: Po lejeni mandatin se kemi ardhur për shtëpinë.

(A.B)/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne durres edi rama ne durres

Sondazh

Poll