Politike

Mazi: Shpresojmë që në qershor të mbahet konfereca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë! Janë përmbushur kushtet. Ndr

25 Janar 2021, 11:59 Nga DOSJA
Mazi: Shpresojmë që në qershor të mbahet konfereca e

TIRANË– Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi është shprehur i bindur se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të mbajtur konferecën e parë ndërqeveritare për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Në një lidhje me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit që u drejtua nga deputetja Rudina Hajdari e Taulant Balla, Mazi tha se duhet harmoni nga të gjitha palët politike si dhe të ketë progres, e jo suspendim.


Mazi shtoi se deri në qershor ka shenja pozitive që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe tha se ky është në synim për grupin e negociatorëve,

Në lidhje me përgjimet e klanit ‘Ndrangheta’ që kanë qenë tema kryesore e mediave shqiptare e italiane ditët e fundit, Mazi tha se nuk mund të komentojë asgjë që lexon në gazeta, por që mirë do të ishte që të lihej gjithçka në duart e drejtësisë.

Pjesë nga fjala e Mazit

Për 5 pikat, janë 15 faqet. Ne kemi paraqitur në Komisionin Europian, pata disa ditësh. Do jua dërgoj të gjithë raportin e plotë. Ne sigurisht kemi bërë hapa të qartë përpara. Nuk mund të bëj komente në lidhje me diçka që lexoj në një gazetë. Do e lë në dorën e organeve të drejtësisë, që të vazhdojë punën. Në një material të gjatë që di ju dërgoj, janë shifrat konkrete se çfarë është bërë këto muaj. Unë do të kërkoj takim me drejtoren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj më konkretisht se kaq nuk flas dot. Kam pasur takime mjaft të mira pune me kryeprokurorin, guvernatorin, etj. Në materialin që do të merrni, përditësohet çdo muaj.

Një pjesë e punëve janë në vijueshmëri e sipër. Është një material që evulon, është material i gjatë. Negociatat do të zhvillohen me metodologjinë e re. Sipas kësaj metodologje që do të zbatohet për herë të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nëse nuk do të ketë progres, do të ketë regres. Do të ketë edhe mekanizëm supsendimi nëse nuk ka progres.  Kështu që duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet e Këshillit Evropian.  Kjo nënkupton konsensus të brendshëm mes gjitha palëve. Në BE nuk integrohen partitë politike, por Shqipëria.  Duhet të flasim në një zë, pro avancimit të integrimit të Shqipërisë në BE.  

Topi mbetet në portën tonë përderisa nuk kalon në portën e BE Kemi përgatitur dhe kemi paraqitur në komision raportin. Janë mbajtur 9 komitetet për financat. Janë bërë vlerësimi nga komisioni. Kemi ecur përpara me përgatitjet për negociatat për 33 kapitujt.  Kjo dëshmon se pala shqiptare do të hyjë në këtë proces me përvojë konkrete dhe ekspertizë të gjerë. Sot nuk ka një datë për konferencën ndërqeveritare, pro kjo nuk do të thotë se nuk do të japim kontribut.  Së shpejti pritet të bëhet një vlerësim tjetër përpara konferencës ndërqeveritare.  Synimi është që konferenca e parë ndërqeveritare është të mbahet në qershor të 2021.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike zef mazi zef mazi

Sondazh

Poll

Politike 25 Janar 2021, 09:36

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbledhjes që u zhvillua në ambientet e selisë me drejtuesit e qarqeve u shpreh se...