Politike

Përgjimet e Ndragheta-s, Artan Hoxha zbardh detaje nga dosja: Janë zyrtarët tanë që kanë shkuar tek ata, politikanët shqi

25 Janar 2021, 11:32 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndragheta-s, Artan Hoxha zbardh detaje nga dosja: Janë

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të reja në lidhje me dosjen e përgjimeve Ndragheta. I ftuar në studion e lajmeve në “Abc News”, Hoxha tha se janë zyrtarët shqiptarë që kërkojnë të lidhen me Ndragheta dhe të sjellin paratë e tyre në Shqipëri. Hoxha tha se elita jonë politike është e korruptuar dhe me këto përgjime zbulohet se është edhe e kriminalizuar.

“Zyrtarët tanë kanë shkuar tek Ndragheta, jo ata tek ne. Edhe po të shihni historinë kështu është. Sot janë ngritur në nivele biznesi. Dikur ishin banda, sot janë ngritur në nivele biznesi që kanë biznese të mëdha. Meqë jemi, po e them që se kam lexuar të gjithë dosjen, se nuk di mirë italisht. Se këta janë pararoja (flluska) e të gjithë kësaj historie. Çfarë shoh unë der tani? SPAK thotë kemi nisur të marrim informacion nga Italia. Jo vetëm që ai prokurori s’të jep gjë, se kanë punuar 4 vite. Por kur gjen zyrtarë të lartë, edhe pse ka patur raste që për disa politikanë shqiptarë kanë ndërhyrë politikanë atje. Mua s’më duhet Niku se fajin e kanë të mëdhenjtë. Elita jonë politike është e korruptuar edhe e kriminalizuar tashmë.”-tha Hoxha. 

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll

Politike 25 Janar 2021, 09:36

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbledhjes që u zhvillua në ambientet e selisë me drejtuesit e qarqeve u shpreh se...