Politike

Mblidhet KKIE! Mazi: Shqipëria ka plotësuar kushtet, në qershor mund të mbahet konferenca e parë. Hajdari përplaset me Hys

25 Janar 2021, 11:46 Nga DOSJA
Mblidhet KKIE! Mazi: Shqipëria ka plotësuar kushtet, në qershor

TIRANË– Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian mbajti sot seancën e parë për vitin 2021, ku iu dha dhe një dritë jeshile Shqipërisë, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, për integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Ishte, kryenogociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi, që në një lidhje me Skype me deputeten Rudina Hajdari e Taulant Ballën, tha se në qershor, synohet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Gjykata Kushtetuese, reforma Zgjedhore, ngritja e SPAK dhe BKH, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, sipas Mazit janë kushte që janë plotësuar nga vendi ynë dhe Shqipëria ka të drejtën të vijojë me procedurat e mëtejshme.

Hajdari tha se vendi ynë është shumë mbrapa duke mos harruar të përmendë edhe çështjen e përgjimeve ‘Ndragheta’. Hajdari tha se kemi të bëjmë me një aferë shumë të rrezikshme dhe se vendi ynë ka bërë hapa pas në proçesin e integrimit.

Nga ana tjetër Taulant Balla nuk zgjodhi të fliste për përgjimet por u ndal tek procesi i reformave për të cilin u shpreh se po insistojnë ta bëjnë pasi ia kanë borxh qytetarëve të cilët mbështesin proceset integruese të vendit. Balla shtoi se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë të bindur që reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit janë të duhura dhe për të mirën e vendit.

Zef Mazi, referuar përgjimeve të publikuara tha se nuk komenton dot ato që lexon në gazeta, por që gjithçka duhet lënë në duart e organeve të drejtësisë. Mbledhja u shoqërua edhe me debate. Në momentin që Hajdari tha se ekziston frika se krimi do të kapë zgjedhjet e 25 prillit, deputetja e mazhorancës, Vasilika Hysi u shpreh se këto fjalë nuk janë të përshtatshme për tu thënë në Këshill, por me ironi shtoi se e mirëkuptonte sepse Hajdari ‘është pa eksperiencë’.  Vetë deputetja Hajdari i kërkoi Hysit të mos e ofendone më tej.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli kombetar i integrit europian rudina hajdari taulant balla zef mazi keshilli kombetar i integrit europian rudina hajdari taulant balla zef mazi

Sondazh

Poll

Politike 25 Janar 2021, 09:36

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbledhjes që u zhvillua në ambientet e selisë me drejtuesit e qarqeve u shpreh se...