Politike

DEBAT gjatë Këshillit Kombëtar të Integrimit! Hysi: Jeni deputete e re, nuk je e familjarizuar me rolin. Replikon Hajdari: J

25 Janar 2021, 13:03 Nga DOSJA
DEBAT gjatë Këshillit Kombëtar të Integrimit! Hysi: Jeni

TIRANË-Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit nuk ka kaluar pa debate mes anëtareve dhe kryetares së saj. Ishte deputetja Vasilika Hysi ajo e cila nuk ra dakord me fjalët që tha më sipër Rudina Hajdari, duke e cilësuar si të paeksperiencë.

Ky Këshill duhet të mbajë atë profil përtej interesave partiake. Ndoshta duke qenë deputete e re, nuk është e familjarizuar me rolin dhe detyrat që ka ky këshill, por kjo nuk do të thotë që duhet abuzuar me këtë Këshill“,- tha Hysi.


Hajdari nuk e priti aspak mirë këtë deklaratë duke i thënë Hysit se nuk duhet të ofendojë për eksperiencë.

“Vlerësoj eksperiencë, por kjo nuk do të thotë që një eksperienca e gjatë ka rezultate. E rëndësishme është që të mos ofendojmë, dhe ju më ofenduat për mungesë eksperiencë. Kështu kam zgjedhur unë që ta bëj roli tim, i dëgjoj të gjitha, i mirëpres të gjitha komentet, qoftë edhe ato ofenduese”,- tha Hajdari.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari vasilika hysi rudina hajdari vasilika hysi

Sondazh

Poll

Politike 25 Janar 2021, 09:36

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbledhjes që u zhvillua në ambientet e selisë me drejtuesit e qarqeve u shpreh se...