Politike

Takimi për zgjedhjet e 25 prillit/ Përfaqësuesit e ODIHR përfundojnë mbledhjen me përfaqësues të PS-së

25 Janar 2021, 13:10 Nga DOSJA
Takimi për zgjedhjet e 25 prillit/ Përfaqësuesit e ODIHR

TIRANË– Përfaqësuesit e ODIR kanë mbërritur ditën e sotme në ambientet e selisë së Partisë Socialiste. Ata u takuan me përfaqësues të mazhorancës, ku temë e diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

Misioni u prit në takim nga Agron Tare, zëvendës-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme.

Agron Tare ka mirëpritur sot NAM-ODIHR gjatë vizitës së tyre në Shqipëri. Misioni vlerësoi qasjen bashkëpunuese dhe bashkëpunimin e ODIHR me institucionet në lidhje me zgjedhjet. Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë shumicën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Pas takimit me përfaqësuesit e PS-së, ata do të zhvillojnë një takim në orën 16:00 në selinë blu. Po në atë takim ata do të diskutojnë për zgjedhjet e 25 prillit. Në orën 18:00 delegacioni i ODIHR do të ulet në tryezë me përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Fokusi i takimit do të jetë i njëjti.

Kjo vizitë pesë ditore do t’i shërbejë OSBE/ODIHR për të kuptuar nëse zgjedhjet në Shqipëri do të monitorohen prej tyre apo jo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike odihr ne tirane odihr te ps odihr ne tirane odihr te ps

Sondazh

Poll