Aktualitet

Përgjaket e diela! 1 viktimë dhe 10 të plagosur, aksidente në çdo cep të vendit, shkak pakujdesia dhe moti i keq

24 Janar 2021, 22:13 Nga DOSJA
Përgjaket e diela! 1 viktimë dhe 10 të plagosur, aksidente

TIRANË– E diela është “pushtuar” nga lajmet lidhur me aksidentet në vend. 10 të plagosur dhe 1 viktimë është shënuar në Korçë, ku shoferi i mjetit që shkaktoi përplasjen është larguar nga vendi i ngjarjes. 

6 të plagosur u shënuan në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, ku një ambulancë e spitalit të Fierit u përplas me një makinë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u lëndua rëndë.

Ndërkohë vetëm pak më vonë, në rrugën Transballkanike, një automjet me një drejtues ende të paidentifikuar përplasi një këmbësore, duke i shkaktuar fraktura në trup. Megjithatë ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës.

Një përplasje u shënua edhe në aksin Elbasan – Peqin, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë dhe njëri prej drejtuesve është në gjendje më të rëndë në spital. Ndërkohë që një aksident ka ndodhur edhe në Tiranë, tek zona e njohur si Komuna e Parisit por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Disa prej përplasjeve dyshohet se kanë ndodhur për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, ndërsa të tjerë për shkak të pakujdesisë së shoferëve. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidente ne shqiperi aksidente ne shqiperi

Sondazh

Poll