Aktualitet

MOTI i KEQ në vend/ Rrëshqitje dherash në akset Librazhd-Elbasan dhe Leskovik – Pobickë! Shirat shkaktojnë probleme në D

24 Janar 2021, 21:32 Nga DOSJA
MOTI i KEQ në vend/ Rrëshqitje dherash në akset Librazhd-Elbasan

TIRANË– Moti i keq ka përfshirë vendin. Ashtu siç u parashikua nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, vendi është përfshirë nga moti i keq, shirat dhe reshjet e dëborës, ndërkohë që kjo situatë pritet që të vijojë deri më 26 janar.

Si pasojë e motit të keq, aksi Librazhd-Elbasan ka pasur rrëshqitje dherash, megjithatë Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po punohet për ta rikthyer qarkullimin në normalitet, teksa apelon drejtuesit që të ecin me kujdes për shkak të lagështisë në rrugë.

Probleme me rrëshqitjen e dherave ka pasur edhe në aksin Leskovik – Pobickë, megjithatë situata është rregulluar brenda pak orëve. Nga ana tjetër, Bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve të saj që të shmangin lëvizjes me automjete në akset problematike, pasi gjatë orëve të natës priten që të intensifikohen reshjet e shiut.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll