Mutacioni i ri i Covid-19/ Një shqiptar i Kosovës në Slloveni rezulton pozitiv, futet menjëherë në izolim
24 Janar 2021, 20:21Nga DOSJA
KOSOVË-Një shqiptar i Kosovës, është konfirmuar i infektuar me variantin e ri të Covid-19. Sipas mediave të Kosovës, personi emri i të cilit nuk është bërë me dije jeton në Slloveni dhe ishte kthyer në vend pas një vizite në Belgjikë. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri slloven, Janez Jansha, i cili ka bërë të ditur se kosovari është izoluar.
Gjithashtu, kryeministri ka thënë se nëse ky variant i Covid-19 është më ngjitës dhe përhapet më shpjet atëherë situata në vend është shumë problematike.
“Një rast i ri i infektimit me llojin anglez u konfirmua nga një shtetas i Kosovës me banim në Slloveni, i cili ishte kthyer nga Belgjika, për të cilën autoritetet sllovene informuan belgët. Ai u vendos në izolim dhe po kontrollohen kontaktet e tij të mundshme. Nëse rezulton se ky variant i virusit, i cili është më ngjitës dhe përhapet më shpejt në vend, kjo do të nënkuptojë se situata në lidhje me përhapjen e virusit është jashtëzakonisht e rëndë, por nëse rezulton të jetë relativisht e vogël në të gjitha rajonet, atëherë qeveria do të mbetet në vlerësimin se epidemia mund të kontrollohet. Epidemia në Slloveni është akoma në një nivel shumë të lartë krahasuar me vendet e tjera evropiane, prandaj është e nevojshme të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm,”-ka thënë ai.
Që prej fillimit të pandemisë në Slloveni janë shënuar 157,830 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3,360 pacientë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është...
BRITANI E MADHE-Një ngjarje tronditëse është filmuar në Britaninë e Madhe. Në media shfaqen pamjet, të një kujdestareje që abuzon me një të moshuar, në një shtë...
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka kërkuar falje pasi disa anëtarë të Gardës Kombëtare të vendosur në Capitol janë fotografuar duke fjetur në...
KOLUMBI– Një aksion kundër narkotikëve është kryer në Kolumbi, në kilometrin e 5-të të autostradës Troncal del Caribe midis qyteteve Riohacha dhe Maicao, në pik...
KOSOVË– Bashkëshortja e politikanin Ramush Haradinaj, Anita është tepër aktive në rrjetet socila dhe prezente në media ku ftohet shpesh nga disa emisione.A...
BRITANI- Krijuesi i serialit të njohur “Peaky Blinders”, Steven Knight, konfirmoi se pas sezonit të kaluar, seriali do të transferohet në kinema. Steven Knight ...
RUSI-Franca bënë thirrje për sanksione ndaj Rusisë. Sipas mediave të huaja, Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, ka folur në lidhje me arrestime e pro...
MOSKË-Rusia, ditën e djeshme është përfshirë nga protesta, pas arrestimit të kreut t të opozitës ruse Alexei Navalny. Ndërkohë, qindra prej tyre janë arres...