Bota

FOTO/ Rusët sfidojnë Putin dhe të ftohtin, protestuesit mbushin rrugët në 60 qytete

24 Janar 2021, 16:00 Nga DOSJA
FOTO/ Rusët sfidojnë Putin dhe të ftohtin, protestuesit mbushin

MOSKË-Rusia, ditën e djeshme është përfshirë nga protesta, pas arrestimit të kreut t të opozitës ruse Alexei Navalny. Ndërkohë, qindra prej tyre janë arrestuar nga policia.

Sipas mediave, protestuesit janë organizuar me anë të rrjeteve sociale dhe protestat u mbajtën në 60 qytet të vendit, përfshirë këtu dhe Yakustsk, ku temperatura arrin deri në -50 grandë celcius. Në fotot e bëra publike shfaqet dhuna që policia ka ushtuar ndaj protestuesve dhe momentet e arrestimit.

Protestat kanë përfshirë Rusinë, për të kërkuar lirimin e kreut të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili u arrestuar disa ditë më parë pasi u kthyer nga Gjermania. Navalny u arrestua me akuzën e shkeljes së vendimit për detyrim paraqitjeje, pasi për javë me radhë u kurua në Gjermani pas një tentative helmimi. Sipas vendimit të Gjykatës ai do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne rusi protestat ne rusi

Sondazh

Poll