Bota

Protestat në Rusi/ Franca bënë thirrje për protesta, Ministri i Jashtëm: Arrestimet janë të patolerueshme

24 Janar 2021, 16:12 Nga DOSJA
Protestat në Rusi/ Franca bënë thirrje për protesta,

RUSI-Franca bënë thirrje për sanksione ndaj Rusisë. Sipas mediave të huaja, Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, ka folur në lidhje me arrestime e protestuesve në Rusi, të cilët kërkojë lirimin e kreut të opozitës Alexei Navalny.

Sipas tij, arrestimet e mijëra njerëzve në Rusi gjatë demonstratave në mbështetje të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny rrezikojnë sundimin e ligjit dhe bëri thirrje për sanksione kundër Rusisë.

“Shkelja e sundimit të ligjit të paraqitur nga këto arrestime kolektive dhe parandaluese është e patolerueshme. Suksesi i demonstratave është mbresëlënëse Navalny meritoin shumë respekt,”-ka thënë ai.

Protestat kanë përfshirë Rusinë, për të kërkuar lirimin e kreut të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili u arrestuar disa ditë më parë pasi u kthyer nga Gjermania. Navalny u arrestua me akuzën e shkeljes së vendimit për detyrim paraqitjeje, pasi për javë me radhë u kurua në Gjermani pas një tentative helmimi.

Sipas vendimit të Gjykatës ai do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim. Policia arrestoi të paktën 3,324 njerëz gjatë demonstratave në dhjetëra qytete, përfshirë 1,320 në Moskë dhe 490 në Shën Petersburg. Ky është numri më i madh i arrestimeve gjatë protestave të opozitës në historinë e Rusisë moderne.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalnay protesta ne rusi rusi alexei navalnay protesta ne rusi rusi

Sondazh

Poll