Bota

Ushtarët e Gardës Kombëtare u detyruan të flinin në tokë në parkingje makinash, presidenti Biden kërkon falje për situa

24 Janar 2021, 17:07 Nga DOSJA
Ushtarët e Gardës Kombëtare u detyruan të flinin në

SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka kërkuar falje pasi disa anëtarë të Gardës Kombëtare të vendosur në Capitol janë fotografuar duke fjetur në një parking makinash.

Sipas BBC, më shumë se 25,000 trupa u vendosën në Uashington DC për inaugurimin e tij pas dhunës në fillim të këtij muaji. Fotografitë që tregonin qindra trupa në një garazh parkimi u bënë virale ditën e enjte dhe shkaktuan reagime, përfshirë dhe të anëtarëve  të Kongresit.

Bëhet e ditur, se në lidhje me këtë çështje, Joe Biden thirri shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës për të kërkuar falje dhe për të pyetur se çfarë mund të bëhej.

Gjithashtu, shumë persona kanë shprehur shqetësime në lidhje me kushtet dhe kanë ngjallur frikë për përhapjen e koronavirusit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota garda kombetare joe biden shba garda kombetare joe biden shba

Sondazh

Poll