Bota

Gjendet i pajetë në det ish-ministri grek! Kishte dalë xhiro me varkë, por s’u kthyer kurrë. Super-aksion për ta lokaliz

24 Janar 2021, 19:15 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë në det ish-ministri grek! Kishte dalë xhiro me

GREQI– Gjendet trupi i pajetë i ish-ministrit grek të Rendit, Sifis Valirakis. Kufoma e tij u gjet në ujrat e gjirit të Evisë pak çaste më parë. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, 78-vjeçari u gjet pa jetë vetëm pak milje larg anijes së tij.

Ish-ministri kishte shkuar për të pushuarnë vilën e tij në Eretria, dhe gjatë kësaj kohë kishte vendosur që të bënte një udhëtim me varkë. Pasi kaluan disa orë, bashkëshortja e tij u shqetësua dhe njoftoi menjëherë Policinë se ai nuk ishte kthyer nga udhëtimi.

Pas dhënies së njoftimin, menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e tij, në të cilat u përfshinë Policia, peshkarexha, helikopterë dhe Rojet Bregdetare. Fillimisht u gjet varka e tij, dhe më pas trupi i pajetë i ministrit. Nuk dihet ende çfarë ka shkaktuar vdekjen e tij, ndërkohë që hetimet kanë nisur nga autoritetet vendase.

Sifis Valyrakis, me origjinë nga Chania, u zgjodh deputet për herë të parë në 1997 dhe shërbeu si ministër në qeveritë e PASOK.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi sifis valirakis vdes sifis valirakis greqi sifis valirakis vdes sifis valirakis

Sondazh

Poll