COVID-19 në Shqipëri, MSH: 5 viktima për 24 orë, mes tyre një 26-vjeçar. “Boom” infektimesh, shënohen 833 raste të r
TIRANË– 5 viktima dhe 833 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat zyrtare për 24 orët e fundit në vend, ku vihet re një “boom” infektimesh të reja. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona; 2 nga Tirana, dhe të tjerët janë nga Mati, Kruja dhe Korça. Sipas Ministrisë, viktimat janë të moshave nga 26-70 vjeç, ndërkohë nuk japin detaje se çfarë e shkaktoi vdekjen e të riut. Ndërkohë që nga 3511 testime të kryera në të gjithë vendin, kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë, ndërsa janë shëruar 506 të tjerë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3511 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin, Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
(k.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rrëfimi i Kadaresë në prag të 85-vjetorit: Si e shkrova “Pallatin e Ëndrrave” në kulmin e diktaturës, u thyen ligjet
Gjatë bisedës me ta, organizuar nga Qendra Kombetare e Librit, ai ju përgjigj pyetjeve mbi të gjitha veprat e tij letrare duke nisur nga “Pallati i Endrrave”.Sh...
VIDEO/ Shpërthen një makinë në Fier, shoferi shpëton në minutën e fundit
FIER-Një makinë tip benz është shkrumbuar nga flakët, ditën e sotme, në Vija e Ngjalës në Fier.Bëhet e ditur, se në makinë ka qenë vetëm shoferi i automjetit, i...
DOSJA- NDRAGHETA- Përgjimet voluminoze për kulla, gradiaçela e 20% ryshfet, çfarë përmbajnë 1600 faqet që kanë tronditu
“Profil i ulët” përtej Adriatikut por korrupsion në nivel ministrash dhe zyrtarësh të lartë në Shqipëri. Një operacion i gjerë, më i madhi i viteve të fundit në...
Ishte shpallur në kërkim ndërkomëbtar për korrupsion, arrestohet 59-vjeçari turk në Kukës
KUKËS– Një 59-vjeçar me origjinë turke , i cili ishte shpallur në kërkim ndrkombëtar është arrestuar ditën e sotme nga policia. Blutë bëjnë me dije ...
I dënuar me 27 vite burg për trafik droge, shqiptari merr vëmendjen e mediave britanike: Poston foto nga qelia, tallet me sis
BRITANI- Shqiptari, Valjet Pepaj, me origjinë nga Shkodra , i cili është dënuar me 27 vite në burg në angli, ka marrë vëmendjen e mediave vendase.Mediat britani...
Grabitet farmacia në Tiranë hajduti i drejton armën lodër punonjëseve, ato i japin të gjithë xhiron ditore
TIRANË- Një farmaci në kryeqytet është grabitur mbrëmjen e së enjtes, ku një person, i cili uk është identifikuar ka kërcënuar me një armë lodër punonjësit...
Arrestohen 5 persona në Lezhë, tre prej tyre ishin shpallur në kërkim
LEZHË– Pesë qytetarë janë vënë në pranga në Lezhë pasi këto të fundit akuzohen për vepra të ndryshme. Policia bën me dije se tre prej të arrestuarve ...
Merrnin nga 1-3 mijë euro për të lejuar ndërtime të paligjshme, GJKKO jep vendimin për kryeinspektorin dhe inspektorin e I
TIRANË– Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë ne burg dy inspektorët e IKMT në bashkinë e Kamzës, Dritan Nikoli dhe Ermal Baci.Burime bëjnë me dije se n...
Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit, Gjykata jep masën “detyrim paraqitje” për 9 të arrestuarit (EMRAT)
TIRANË- U është dhënë masa “detyrim paraqitje” 9 personave të cilët u kapën me kontrabandë mallrash në Rinas.Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar këtë masën...